Djemtë e Asfaltit

Kuqezinjët e Jakovës

Tifo grupi i Vëllaznimit. Qysh në fëmijëri: kuq e zi, brez pas brezi.

1999 · Gjakovë

Djemtë e Asfaltit

Emri ynë më i rëndësishëm nuk është marketing, është kujtim. «Djemtë e Asfaltit» ishin të rinjtë gjakovarë që i dolën zot qytetit në luftë. Sot ka edhe rrugë me këtë emër në Gjakovë. Ne e mbajmë si nder: Kuqezinjët e Jakovës, themeluar më 1999, tifo grupi i Vëllaznimit dhe i çdo fushe ku luhet me ngjyrat tona.

Kliko foton për ta hapur

Rruga jonë

Nga 1927 te tribuna

  1. 1927

    Lind klubi i qytetit, sot KF Vëllaznimi. Emri dhe ngjyrat kuq e zi nuk u ndërruan as në kohë të vështira.

  2. 1967

    Vëllaznimi bëhet klubi i parë kosovar që vesh fanella kuq e zi. Shumë suksese të ekipit lidhen me tifozët e zjarrtë, Kuqezinjët e Jakovës.

  3. 1999

    Themelohen Kuqezinjët e Jakovës. Ideatori ynë: Heroi Bujar Roka. Amaneti: një komb, një Kombëtare, një ligë shqiptare.

  4. Sot

    Futboll, futsall, basketboll, hendboll, volejboll, dhe Kombëtarja e Shqipërisë. Ligë e parë apo elitë: ne jemi aty. Gjithmonë.

Qyteti jonë është qyteti se qysh në fëmijëri mësohet dashnia për klubet me emrin Vëllaznim dhe për ngjyrat kuq e zi.

Kuqezinjët e Jakovës

Pa kompromis

Çfarë mbajmë

Një komb · një Kombëtare

Përkrahim Kombëtaren e Shqipërisë. Nën ombrellën e Tifozat Kuq e Zi. Kur askush të mos jetë, ne do vijmë për ty.

Gjithmonë aty

Edhe në ligë të parë, edhe në udhëtim. Në çdo fushë, në çdo natë. Ne jemi aty kur duhet të jemi, për Vëllaznimin dhe për qytetin.

Për qytetin

Dashnia për Vëllaznimin dhe për kuq e zi mësohet qysh në fëmijëri. Kalon brez pas brezi. Ne nuk dështojmë, jemi tribuna.

Një emër · shumë fusha

Mbështesim Vëllaznimin

Futboll, futsall, basketboll, hendboll, volejboll, dhe Shqipërinë.

FutsallHap faqenBasketbollHap faqenHendbollHap faqen
FutbollSë shpejti
VolejbollSë shpejti
Kombëtarja e ShqipërisëSë shpejti

Në tribunë

Vëllaznim Allee

Kënga e tribunës

O sa her tribuna me thërret,aty me ke,në zemër t’kam dhe kurr nuk ndahemi përjet,Vëllaznim Allee

Për Vëllaznim unë sot e jap këtë jetë alle alle,në zemër t’kam dhe kurr nuk ndahem prej teje,Vëllaznim Allee

O sa her tribuna me thërret,aty me ke,në çdo moment e në çdo vend për ty do jem,Vëllaznim alleee

Lo lo lo lo lo lo lo lo loVëllaznim Allee

Në tribunë

Galeria

Tifo, këngë, bashkë.

Edhe kur dheu t’na mbuloj, këngët tona do këndohen përgjithmonë.